Aksident masiv në Turqi, 10 të vdekur dhe 57 të plagosur

Më datë:

Një aksident masiv ku u përfshinë disa automjete në Turqi ka rezultuar me pasoja fatale. 10 persona kanë humbur jetën dhe 57 të tjerë janë të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë, ku u përfshinë 7 automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion.

Shkak i aksidentit, sipas mediave turke, dyshohet të ketë qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar autostradën.

Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se dinamika ka qenë e tillë: fillimisht një makinë ka përplasur kamionin. Pas përplasjes, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përplasën nga automjetet e tjera që lëviznin me shpejtësi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...

Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli

Për shpërndarjen e Kuvendit dhe vendimin që Kosova të...

Kumbaro qetëson prindërit: Nuk ka rrezik për nxënësit, masat janë marrë

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u komunikuan vendimet...