Nxitonte për në spitalin e Durrësit, shoferi humb kontrollin dhe përmbyset

Më datë:

Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët e Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që lidh kryqëzimin e stadiumit me Drejtorinë e Policisë dhe Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, automjeti po lëvizte me shpejtësi në një prej akseve të ngarkuara me trafik, kur për arsye që ende nuk janë të qarta, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Mësohet se automjeti po udhëtonte drejt spitalit, pasi po dërgonte për ndihmë mjekësore një vajzë me temperaturë të lartë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, pritet që të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente për zjarret, propozon 4 nisma

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve...

Kurti kërkon konsensus për presidentin, fton partitë të diskutojnë emrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë...

Nafta kap 215 lekë për litër, rikthehet debati për Bordin e Transparencës

Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e...

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje në një javë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se...