Lufta kundër krimit, Lamallari: Koordinimi kombëtar dhe ndërkombëtar e bën më të dobët krimin

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari përgëzoi sot Forcën Operacionale dhe partnerët amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) për arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës.

Lamallari deklaroi se këta persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shkup.

“Krimi është më i dobët përballë një fronti të përbashkët të agjencive brenda dhe jashtë vendit dhe qytetarëve që distancohen dhe raportojnë çdo paligjshmëri apo person të rrezikshëm që përpiqet të përfitojë në kurriz të tyre dhe shtetit të së drejtës”, tha ai.

Ky operacion i përbashkët ndërkombëtar i koduar“Fury”, u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe partnerët amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS).

Operacioni ndërkombëtar i koduar“Fury” çoi në arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pranga ranë M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji.

Sipas Policisë, ndaj tyre Interpol kishte lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar për veprat penale të vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje dhe kryerjes së veprave penale në kuadër të një organizate kriminale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën në lumë pasi hyri për t’u larë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emiri i Katarit...

‘Alpinisti’ mbytet në ujërat e lumit Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku...

Vritet në derën e shtëpisë 50-vjeçari në Bërxullë të Vorës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në minutat...