Vritet në derën e shtëpisë 50-vjeçari në Bërxullë të Vorës

Më datë:

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në minutat e para të datës 12 korrik 2026 në fshatin Bërxullë të Vorës.

Viktima është një burrë rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar teksa po lëvizte në këmbë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën e ka nisur hetimet.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Paralelisht, janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Detaje nga vrasja e 50-vjeçarit në Vorë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit në Bërxullë të Vorës. viktima është Edmond Sula, që njihej ndryshe dhe si Ali Sula.

Sula është vrarë në derën e shtëpisë, sapo ka zbritur nga makina e tij. Para ngjarjes, viktima ka qenë duke parë ndeshjen mes Anglisë dhe Norvegjisë të Kupës së Botës në një bar kafe. Edmond Sula ka qenë në automjet së bashku me një person tjetër. Kur ka dalë nga makina, është qëlluar në distancë nga 30-40 metra, duke e lënë të vdekur në vend.

Nuk dihen ende autori apo autorët. Hetuesit po shikojnë disa kamera sigurie. Është një person që ka pasur konflikte në të kaluarën, ku policia po identifikon konfliktet ku ka qenë përfshirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën në lumë pasi hyri për t’u larë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emiri i Katarit...

‘Alpinisti’ mbytet në ujërat e lumit Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku...

Nëna e një prej të miturave në Fier: Jam e shqetësuar, kërkuam ndihmë para ngjarjes

Në pritje të seancës për caktimin e masës së...