Dukagjin/ Gjendet i vrarë në makinë, viktima identifikohet pas atentatit

Më datë:

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin.

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, Aleksandër Koçeku.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lufta kundër krimit, Lamallari: Koordinimi kombëtar dhe ndërkombëtar e bën më të dobët krimin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari përgëzoi sot...

Berisha reagon për financimin e koncertit të Kanye West: Qeveria shkeli ligjin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

SHBA – Trump: 1 000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

 Presidenti amrikan Donald Trump, kërcënoi të se do të...

Zjarr në banesën në katin e parë të pallatit, humb jetën 72-vjeçari në Korçë

Policia njoftoi pasditen e sotme se rreth orës 15:45,...