16.5 C
Tirana

Liquid Glass nuk iu pëlqeu të gjithëve, Apple bën një ndryshim në OS 26!

Më datë:

Apple po nxjerr një shtojcë të re për të përshtatur Liquid Glass sipas dëshirës. Tani përdoruesit mund ta ndryshojnë pamjen në Clear ose Tinted falë një opsioni të ri.

Ky është një tregues se Apple po dëgjon me kujdes kritikat e përdoruesve lidhur me iOS 26, iPadOS 26 dhe macOS 26.

Ndërfaqja e re e iOS 26 ishte ndryshimi më i madh i sistemeve operative të Apple, por jo të gjithë e kanë pëlqyer.

Disa thonë se dizajni i ri bën që të kenë vështirësi me leximin e njoftimeve apo në përdorimin e disa aplikacioneve. Të tjerë kanë pëlqyer sesi Liquid Glass u kushton vëmendje detajeve dhe duket më modern.

Përdoruesit beta mund të futen në menunë Display & Brightness në Settings për të hyrë në Liquid Glass. Në Mac gjendet te Appearance në System Settings. Mund të zgjidhni Clear ose Tinted, ku kjo e fundit thekson elementët duke lehtësuar pamjen e tyre.

Edhe pse disa përdorues kërkuan një menu me rrëshqitje për të kontrolluar ngjyrën, Apple ka vendosur një buton që specifikon dy nivelet e ngjyrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...