OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

Më datë:

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për të konkurruar rivalët si Chrome nga Google, shfletuesin më të përdorur në botë.

Atlas ka një shirit adresash që është kyç për kërkimet dhe sipas Sam Altman, “është ndërtuar’ në përputhje me ChatGPT.” Kompania e ka prezantuar shfletuesin e ri në sistemin operativ të Apple, MacOS.

Atlas vjen në një moment kur OpenAI po kërkon mënyra për të monetizuar praninë në inteligjencën artificiale dhe për të përfituar nga rritja e numrit të përdoruesve.

OpenAI thotë se Atlas do të ofrojë edhe një modalitet si agjent me pagesë që i bën vetë kërkimet për përdoruesit. Kjo do të jetë e disponueshme vetëm për abonimet me pagesë. Në të chatbot-i përdorret për të bërë “përmirësime që të jetë më i shpejtë dhe më i dobishëm duke punuar me kontekstin kërkimor.”

Javët e fundit kompania ka realizuar bashkëpunime të ndryshme për të tërhequr përdoruesit duke lidhur kontrata me Etsy, Shopify, Expedia dhe Booking.com.

Altman tha së fundmi se ChatGPT ka arritur në 800 milionë përdorues aktivë në javë, dyfish më shumë sesa në shkurt të këtij viti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...