Libi, në sulmin e forcave të GNA-së vriten 20 milicë të Haftarit

Më datë:

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e njohur nga OKB-ja ka njoftuar për vrasjen e 20 milicëve të Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime të pozicionuara në qytetin Sirte në verilindje të Libisë.

Qendra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” të GNA-së, qeverisë legjitime të Libisë, në një deklaratë me shkrim theksoi se ndaj milicëve të Haftarit, të pozicionuar përreth qytetit Sirte është kryer një sulm ajror.

Zëdhënësi për media i operacionit, Mustafa al-Mujie për AA tha se sulmi ajor që forcat e GNA-së ndërmorën në rajonin Veshka vendosi në objektiv milicët e Haftarit që po përgatiteshin për sulm në zonën Ebu Karin në lindje të qytetit Sirte.

Mustafa al-Mujie tha se në sulmin e papritur u vranë më shumë se 20 milicë të Haftarit si dhe u shkatërruan mbi 15 pajisje të armatosura.

Pavarësisht se më 21 mars u shpall armëpushimi me qëllim luftën kundër koronavirusit, milicët e Haftarit vazhduan sulmet në zona të ndryshme të kryeqytetit Tripoli. Pas kësaj GNA më 25 mars filloi operacionin ushtarak “Stuhia e Paqes” duke iu kundërpërgjigjur këtyre sulmeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...