Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, zero tolerancë për shkelësit

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas arrestimit të dy personave në qarkun e Fierit, të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Lamallari ka theksuar se çdo veprim që cënon mjedisin dhe pronën do të përballet me ligjin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari nënvizon se ruajtja e territorit kërkon përgjegjësi nga të gjithë, ndërsa vlerësoi punën e forcave të rendit.

“Falë monitorimit dhe reagimit të Policisë së Shtetit, në Fier janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia.

“Asnjë zjarrvënie nuk është ‘e vogël’ dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja. Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje. Kujdesi i secilit prej nesh është mbrojtje për të gjithë!”, shkruan Lamallari.

Arrestimet në Eskaj dhe Divjakë-Karavasta

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, strukturat vendore kanë intensifikuar masat në terren pas udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve. Si rezultat i kontrollit të territorit, janë vënë në pranga dy shtetas:

K. B., 60 vjeç – U kap në flagrancë në fshatin Eskaj, Lushnjë, duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën që kishte marrë me qira.

E. S., 25 vjeç – Banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet se shkaktoi zjarr në fshatin Hasturkas, në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta (afër grykëderdhjes së lumit Seman), ku flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme pyllëzimi.

Gjithashtu, policia ka nisur procedimin penalisht në gjendje të lirë për dy shtetas të tjerë (71 dhe 77 vjeç) për shkak të moshës. Ata dyshohet se ndezën zjarre në tokat e tyre në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës, ku si pasojë e erës së fortë, flakët dolën nga kontrolli.

Të gjitha materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Fier iu bën apel banorëve të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore apo pastrimin e tokave përmes zjarrit, pasi do të përballen me pasojat e rrepta të ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...