FSHF përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë

Më datë:

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë të “Abissnet Superiore”.

Në formacionin e javës, të ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1, dominon Egnatia me tre futbollistë, ndërsa Partizani, Teuta, Dinamo City dhe Tirana përfaqësohen me nga dy lojtarë.

Në portë është përzgjedhur Mario Dajsinani, i cili kontribuoi në fitoren e Egnatias ndaj Skënderbeut, duke ndihmuar skuadrën rrogozhinase të ruajë ecurinë perfekte me tri fitore në tri javët e para.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Andrey Yago (Egnatia), Dion Vata (Partizani), Vasil Zhongo (Teuta) dhe Usni Ismaili (Dinamo City).

Në mesfushë janë përzgjedhur Sherif Kallaku (Teuta) dhe Malomo Ayodeji (Dinamo City), ndërsa treshja pas sulmuesit përbëhet nga David Fadairo (Partizani), Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Drilon Hazrollaj (Tirana).

Në majën e sulmit është Tomislav Kis (Tirana), i cili ishte një prej protagonistëve të fitores 4-0 të bardhebluve ndaj FK Vorës, sukses që i dha Tiranës tri pikët e para të sezonit.

Trajneri më i mirë i javës së tretë është përzgjedhur Florin Bratu i Partizanit. Tekniku rumun udhëhoqi të kuqtë drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Vllaznisë, me Partizanin që triumfoi 3-2 në “Loro Boriçi” dhe regjistroi tri pikët e para në sezonin e ri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...

Alarm për zjarret, Dibra dhe Lezha ndër zonat më të prekura

Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve...

Nismë e re për financimin e grave sipërmarrëse, krijohet paneli kombëtar analitik

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe...