Lajçak: Vlerësoj qëndrimet e presidentit Begaj për dialogun Kosovë-Serbi

Më datë:

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj në SHBA.

Në një postim në rrjetin X, Lajçak bën të ditur detaje nga biseda me Begajn ku në fokus ka qenë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak vlerësoi qëndrimet e Kreut të Shtetit për vazhdimin e dialogut me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë për integrimin e rajonit.

Presim me padurim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak në rrjetin social X.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...