Konsultime dypalëshe për Mbrojtjen SHBA-Shqipëri, në Tiranë

Më datë:

Zëvendësndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Politikat Europiane dhe të NATO-s, Spencer Boyer bashkëkryesoi konsultimet dypalëshe në fushën e Mbrojtjes SHBA-Shqipëri në Tiranë, me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Gelardina Prodani, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi mbajti fjalën e hapjes.

Delegacionet ndanë këndvështrimet mbi klimën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas pushtimit të pajustifikuar dhe brutal të Ukrainës nga Rusia.

Palët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh në fushën e sigurisë, i cili synon zhvillimin e aftësive të ushtrisë shqiptare për këmbësorinë, forcat ajrore dhe kontrollin e municioneve shpërthyese, si dhe mbrojtjen kibernetike.

Gjithashtu, u diskutuan përpjekjet për të rritur kapacitetin institucional të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë për menaxhimin e efektshëm të logjistikës dhe burimeve, si dhe rekrutimin dhe mbajtjen e personelit.

Aktiviteti kulmoi me nënshkrimin nga bashkëkryesuesit të një dokumenti kuadër, i cili synon të drejtojë zbatimin e vazhdueshëm të nismave dypalëshe të bashkëpunimit për sigurinë.

Udhëheqësit ripohuan rëndësinë e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe çuar përpara të interesave të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...