Kuvendi merr vendimin për Agron Shehajn, 60 ditë jashtë seancave parlamentare

Më datë:

Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, pas vendimit të marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend.

Masa disiplinore erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila akuzoi Shehajn për incidentin e ndodhur dje në ambientet e Kuvendit gjatë shqyrtimit të marrëveshjes për huanë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak.

Sipas socialistëve, dokumenti në fjalë përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pasi deputetët të kishin nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.

Në kërkesën e PS-së thuhet se Agron Shehaj ka kërkuar të marrë me vete kopjen fizike të dokumentit, por është kundërshtuar nga stafi i Kuvendit. Më tej deputeti e ka marrë dokumentin me forcë dhe është larguar me të.

Po sipas shkresës së depozituar, një këshilltare e Kuvendit, e cila tentoi të rimerrte dokumentin, është rrëzuar në shkallë gjatë ndjekjes së deputetit dhe ka pësuar dëmtime.

“Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive, ka vënë në rrezik këshilltaren, e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjelljeje të papranueshme”, thuhej në kërkesën e socialistëve.

Përveç pezullimit 60-ditor nga aktiviteti parlamentar, Partia Socialiste ka kërkuar edhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke argumentuar se veprimet e deputetit mund të përbëjnë vepra penale që lidhen me marrjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, përvetësimin e dokumenteve, pengimin e detyrës së funksionarëve publikë dhe shkeljen e rregullave për mbrojtjen e sekretit shtetëror.

Nga ana tjetër, Agron Shehaj ka mohuar akuzat, duke deklaruar se veprimet e tij kishin për qëllim denoncimin e mungesës së transparencës lidhur me dokumentacionin e marrëveshjes dhe shkëljen e Kushtetutës për kalimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj, ankim në Strasburg për “masën e sigurisë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, takoi në paraburgimin e...

Vetëdorëzohet i shumëkërkuari i SPAK, në qendër të dosjes për 8.1 tonë drogë

Një personazh i shumëkërkuar nga drejtësia është vetëdorëzuar në...

Kreu i PD-së Berisha: Trajtimi i protestuesve dëshmon autoritarizmin e regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Shqipëria është dhe mbetet objektiv i sulmeve kibernetike nga...