Kuvend, 150 minuta për çdo raportim të institucioneve të pavarura

Më datë:

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në lidhje me zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, në seancën plenare të datës 9.10.2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti dakordësinë dhe përcaktoi kohën e debatit 150 minuta për çdo raportim.

Kuvendi shqyrton sot në seancë plenare raportet e veprimtarisë vjetore të 4 institucioneve për vitin 2024.

Në seancë do shqyrtohen raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024, raporti i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024, raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024, si dhe raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...