“Kurti ka humbur arsyen, po nxit konflikt”, çfarë paralajmëroi Vuçiç

Më datë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për atë që ai e quan si “provokim të qëllimshëm për të ndezur një konflikt në Ballkan”.

“Serbia ka probleme shumë më të mëdha sesa ata që bllokojnë rrugët. Sjellja e Albin Kurtit, arrestimet dhe persekutimet e qytetarëve tanë janë problemi real. Arrestimi i fundit i Igor Popoviçit tregon se Kurti ka humbur çdo sens logjik dhe po nxit tensione serioze në rajon. Kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Ky terror duhet të ndalet”, ka deklaruar Vuçiç.

Krahas tensioneve në Kosovë, Vuçiç shprehu shqetësim edhe për luftën në Ukrainë.

“Sigurisht që më shqetëson konflikti Rusi-Ukrainë. Do thoni se nuk jemi palë, por ndikimi është i drejtpërdrejtë. Që nga 2014-a, kemi kaluar përmbytje, krizë migracioni, pandemi, dhe tani një luftë në Evropë e një tjetër në Lindjen e Mesme. Të gjitha na prekin”, tha ai.

“Nuk do ketë luftë civile në Serbi!”

Duke folur për protestat dhe bllokadat në disa qytete, Vuçiç theksoi se nuk do të ketë përplasje civile në Serbi.

“Serbia nuk do të zhytet në kaos. Me përgjegjësi, përkushtim dhe shumë kujdes, kemi shmangur çdo përplasje. Qytetarët nuk kanë pse të ndihen të rrezikuar. Edhe për ata që bllokojnë rrugët, ne kemi treguar kujdes, nuk donim të përdornim forcë, për të shmangur përshkallëzime. Edhe ata janë qytetarët tanë, edhe kur gabojnë. Disa prej tyre i kam falur personalisht“, u shpreh ai.

Zgjedhjet?

Lidhur me zgjedhjet, presidenti serb u shpreh se ato do të zhvillohen sipas ligjit dhe kur t’i përshtatet interesit të shtetit, jo kërkesave të opozitës.

“Le të mos harrojmë, ka 13 vjet që Serbia po ecën në një kurs të qëndrueshëm. Paga mesatare është rritur ndjeshëm dhe tani duhet të përqendrohemi te rajonet e pazhvilluara, si jugu dhe jugperëndimi i vendit.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...