Kriza e koronavirusit/ Paralajmërimi i BE: Në disa shtete ka situatë më të keqe se në mars

Më datë:

EUROPË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë shumë të vështirë që në fillim të këtij viti e duket se do të duhet shumë kohë derisa t’i rikthehemi normalitetit.

Sa i përket kësaj situate të vështirë me të cilët po përballet e gjithë bota Bashkimi Europian ka bërë me dije në disa shtete situata është kritike.

Gjatë muajit shtator Covid-19 është përhapur ndjeshëm në disa shtete të Bashkimi Europian dhe sipas deklaratës së komisioneres për Shëndetësinë, Stella Kyriakides situata është më e keqe sesa ishte në pikun e marsit. Më tej ajo është shprehur e shqetësuar sa i përket mënyrës se si po menaxhohet pandemia.

Heqja e masave kufizuese në fillim të verës ka çuar në atë që e kemi paralajmëruar vazhdimisht: një rritje e rasteve me koronavirus. Në disa vende anëtare situata është më e keqe sesa gjatë pikut në mars. Kjo është vërtet arsye për t’u shqetësuar.”-deklaroi ajo.

Stella ka kërkuar që të gjithë shtetet të ndihmojnë në këtë situatë që po krijohet pasi sipas saj ky mund të jetë shansi i fundit për të parandaluar një përsëritje të pranverës së kaluar.

“Çka nënkupton kjo, që të jem shumë e qartë, është se masat e ndërmarra thjesht nuk ishin mjaftueshëm efektive ose nuk u zbatuan siç duhet. Është mjaft e qartë se kjo krizë nuk është pas nesh. Jemi në një moment vendimtar dhe të gjithë duhet të veprojnë me vendosmëri dhe të përdorin mjetet që kemi. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë të gatshme të vendosin masat e kontrollit menjëherë dhe në kohën e duhur, në shenjën e parë të shpërthimeve të reja të mundshme. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit për të parandaluar një përsëritje të pranverës së kaluar.”- përfundoi ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...