5.5 C
Tirana

Krim brenda familjes në Prishtinë, vëllai vret vëllanë

Më datë:

Kosovë – Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Prishtinë. Sipas mediave të Kosovës, vëllai ka goditur me thikë vëllain.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Tirana” në kryeqytetin e Kosovës. Shkak i ngjarjes, sipas policisë, dyshohet një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve.

I ndjeri humbi jetën si pasojë e hemorragjisë nga goditja me thikë.

Edhe vëllai tjetër dyshohet se ka mbetur i lënduar pasi mendohet se është goditur gjithashtu nga vëllai i ndjerë gjatë sherrit mes tyre. Ai është në spital në gjendje të stabilizuar.

Policia e Kosovës po vijon hetimet për këtë ngjarje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...