Krijohet kompania shtetërore “Albania Digital Solution”, Rama: E fokusuar te shërbimet publike

Më datë:

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inivacionit, Delina Ibrahimaj në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

“Kemi rritur dhe ngritur infrastrukturën digjital. Kemi ngritur e-Albania e cila ka 3.4 milionë përdorues. Kemi ndërtuar databazat, të cilat janë 70. Kemi ndërtuar infrastrukturën për identitetin elektronik. Përmes e-Albania ndër vite janë marrë 58 milionë shërbime publike.

Te gjitha këto janë element që shkojnë në shkurtimin e kostot dhe të kohës për qytetarët. Transformimi digjital ka sjellë më shumë transparencë dhe më pak korrupsion. Në çdo aplikim dokumentet apo vendimmarrjet lënë gjurmë.

Kjo është një meritë e padiskutueshme e AKSHI-t dhe stafit të saj. Pra sot Shqipëria konsiderohet një histori suksesi, duke u renditur i 8 në Europë për shërbimet digjitale dhe duke u renditur e 11-ta në botë. Në të njëjtën kohë ritmi i shërbimeve është shumë më i shpejtë se më parë”, tha ministrja Delina Ibrahimaj.

Gjatë prezantimit, Rama e cilësoi ngritjen e kësaj shoqërie si një domosdoshmëri të fazës së re të zhvillimit të qeverisjes elektronike, duke theksuar se pas suksesit të platformës e-Albania dhe zgjerimit të shërbimeve online, shteti tashmë synon të krijojë vetë sistemet dhe programet teknologjike që i nevojiten.

Kreu i qeverisë vlerësoi rolin e AKSHI-t në procesin e digjitalizimit, duke e quajtur atë një “histori të jashtëzakonshme suksesi”, që nga nisja me pak shërbime e deri tek qindra shërbime të ofruara online për qytetarët. Rama nënvizoi se platforma e-Albania luajti një rol kyç gjatë pandemisë, duke u kthyer në një mjet të domosdoshëm për zbatimin e masave kufizuese dhe garantimin e aksesit të qytetarëve në shërbime pa pasur nevojë për paraqitje fizike.

Sipas Ramës, krijimi i ADS do t’i japë fund varësisë së shtetit nga kompanitë private për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale. Ai deklaroi se kompania e re do të funksionojë me standardet më të larta të tregut teknologjik, duke ofruar paga konkurruese për ekspertët dhe programuesit shqiptarë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kryeministri shtoi se ambicia e qeverisë është që ADS të kthehet në kompaninë më të suksesshme të tregut digjital në vend, e fokusuar ekskluzivisht në shërbimet publike.

Rama bëri të ditur gjithashtu se, sipas parashikimeve të qeverisë, brenda tre viteve ADS pritet t’i kursejë buxhetit të shtetit një shumë të konsiderueshme financiare, të barabartë me kostot aktuale të mirëmbajtjes së sistemeve elektronike. Ai theksoi se kjo qasje e re do të bëjë që kompanitë private të orientohen më shumë drejt tregut privat, ndërsa shteti do të ndërtojë kapacitetet e veta teknologjike përmes kompanisë së re.

“Sot ne bëjmë publike një kompani të re, një shoqëri të fe, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit, të qeverisjes elektronike. AKSHI është një histori e jashtëzakonshëm suksesi, e cila ka kaluar nëpërmjet një rruge aspak të lehtë, e cila ka nisur me një grusht shërbimet dhe më pas ka kulmuar me një qind e kusur shërbimesh.

Platforma e-Albania u bë shpëtimtare për shëndetin e shqiptarëve, të cilët përmes saj patën të mundur të zbatojnë masat kufizuese gjatë pandemisë. Gjatë kësaj kohe, kostoja e financimit ka ardhur duke u rritur. Një rrugë ku qartësisht lindi nevoja për të ndarë udhëheqjes elektronike. Për ta ndarë jo më mes sektorit publik dhe privat, por në radhë të parë mes sektorit publik dhe atij privat. ADS do të krijojë sisteme, pa patur nevojën që shtetit t’i drejtohet privatit, por që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme në treg për krijimin e pogromeve.

Një kompani që të ketë pagat më të larta të tregut digjital, që talenteve brenda dhe jashtë vendit t’u ofrojë mundësinë që të jenë pjesë e saj. Një kompani që të ofrojë përgjegjësinë më të lartë qytetare. Kjo është ambicia e cila ka edhe një faturë shumë domethënëse dhe kuptimplotë. Brenda 3 viteve ne do i kursejmë shtetit, një shumë të barabartë me shumën që shkon për mirëmbajtje. Qeveria duke marrë këtë rrugë, do të kthejë sytë e kompanive nga sektori privat. ADS do të jetë një superfuqi në treg, por e përqendruar në shërbimet publike”, u shpreh kryeministri.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1496871465562156

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...