Berisha me Komisionin e Venecias: Kemi referuar në SPAK 43 dosje për krime zgjedhore

Më datë:

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi dhe deputetët Albana Vokshi e Ivi Kaso, zhvilloi një takim me një delegacion përfaqësuesish të Komisionit të Venecias, të përbërë nga anëtarët Oliver Kask, Saša Zagorc, Laura Stefan,Michael Jenssen.

Takimi u përqendrua në diskutimet mbi ligjin e financimit të partive politike dhe standardet e barazisë në proceset zgjedhore.

Gjatë bashkëbisedimit, zoti Berisha falënderoi Komisionin e Venecias për kontributin e çmuar në forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe për opinionet profesionale që ky institucion ka dhënë ndër vite për proceset legjislative në vend.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se financimi i partive politike mbetet një çështje themelore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Berisha theksoi se financimi i paligjshëm nëpërmjet shfrytëzimit total te buxhetir te shtetit ne favot te PS ishte faktor kryesor që degradoi zgjeshjet ne farsë elektorale. Ai paraqiti para delegacionit fakte dhe të dhëna konkrete mbi pabarazinë ekstreme mes mazhorancës dhe opozitës në zgjedhjet e fundit, duke deklaruar se diferenca në financim ka qenë minimalisht 1000 herë në favor të qeverisë.

Berisha informoi përfaqësuesit e Komisionit të Venecias se gjatë fushatës elektorale qeveria ka organizuar 4530 aktivitete me fonde publike, ndërsa përmendi si rast kulmor aktivitetin “Giro d’Italia”, për të cilin, sipas tij, janë shpenzuar 7 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Gjithashtu, ai ngriti shqetësimin për shpërndarjen e një fondi prej 100 eurosh për çdo pensionist në kulmin e fushatës zgjedhore, duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin elektoral.

Një tjetër çështje e ngritur gjatë takimit ishte edhe falja e rreth 2 miliardë e 100 milionë eurove për 84 mijë biznese vetëm dy ditë para zgjedhjeve, veprim që zoti Berisha se cilësoi si shkelje të standardeve të barazisë zgjedhore.

Në vijim, kreu i opozitës ndaloi edhe tek ajo që e konsideroi armiqësi institucionale ndaj opozitës, duke përmendur politizimin e SPAK-ut dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka referuar në SPAK të paktën 43 dosje për krime zgjedhore, por sipas tij është dhënë vetëm një penalizim, ndërsa 42 dosje të tjera janë mbyllur, pavarësisht provave që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2025.

Zoti Berisha, në emër të Partisë Demokratike, shprehu besimin se Komisioni i Venecias nëpërmjet opinioneve te tij dhe asistencës në vijim do të do të vijojë të luajë rolin e tij të rëndësishëm në forcimin dhe garantimin e standardeve demokratike, të zgjedhjeve të lira dhe të barazisë në garë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...