Krerët e shtetit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” për 5 Majin

Më datë:

Krerët më të lartë të shtetit shqiptar bënë sot homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

Të pranishëm në homazhe ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe familjarë të dëshmorëve e veteranë të luftës.

Në ceremonialin shtetëror të organizuar pranë Monumenti “Nënë Shqipëri”, ata vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt të thellë, në emër të ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të përhershëm të sakrificës sublime të dëshmorëve, si themel i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes europiane të vendit.

5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

https://www.facebook.com/watch/?v=2267596933648274

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Raporti i PE-së për Shqipërinë, Berisha: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

https://www.youtube.com/live/MbeQDzXZuxw?si=OgrtQx8qp6PnZyqh Kreu i PD-së Sali Berisha sot në 5 maj...

Aksidenti tragjik në Durrës, Manja: Do propozojmë ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal 

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike,...

Votohet me 58 vota pro raporti i PE-së për Shqipërinë

Është votuar këtë të martë, më 5 maj, raporti...

Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë kryebashkiakun Veliaj dhe 10 të tjerë

Është hedhur shorti elektronik sot në 5 maj, për...