KQZ kërkoi votim elektronik në dy qarqe në 2025, reagon PD: Nuk jemi dakord

Më datë:

Partia Demokratike në një përgjigje drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shprehur mosdakordësinë për kërkesën që në zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Elbasanit dhe Durrësit, votimi të bëhet elektronik.

Në shkresë thuhet se PD e ka propozuar votimin elektronik që në vitin 2022, por u pamundësua nga opozita e asaj kohe, PS.

Ndër arsyet e mos pranimit janë “transparenca jo e plotë lidhur me problematikat që kanë karakterizuar këtë proces; mungesë e mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara dhe presionin e një kohe të pamjaftueshme për implementimin efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme”.

Nga ana tjetër Partia Socialiste e ka mbështetur propozimin e KQZ, ndërsa ka kërkuar që të shtohet edhe Tirana në qarqet që do të bëhet votimi elektronik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja përkujton 27 Nëntorin, ditën e ngritjes së flamurit kombëtar, një ditë para Vlorës

Kavaja ka përkujtuar 27 Nëntorin 1912, një datë të...

Pas marrjes së qeverisë, studentët në Serbi bëjnë publik kandidatin presidencial

Akademiku serb, Radomir Saiçiq është kandidat i Listës Studentore...

“Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me nga 10 vite burg Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli...

Ervin Salianji viziton Prekazin me Sami Lushtakun: Respekt për sakrificën e familjes Jashari

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku...