Kosovë: Qeveria Hoti nuk e miraton nismën e Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Më datë:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar nuk ka miratuar nismën legjislative të iniciuar nga Kuvendi, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka paraqitur qëndrimin e Qeverisë sa i përket këtij Projektligji duke theksuar se Qeveria e konsideron të panevojshëm miratimin e tij.

“Të nderuar para jush paraqes mendimin e qeverisë për nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Sipas procedurave përkatëse të gjitha ministritë kompetente kanë përcjellur opinionet e tyre sipas fushëveprimit të tyre.

Në këtë rast Qeveria e Kosovës vlerëson se nuk e mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës për rregullim të ri ligjor përmes të cilit bëhet kufizimi i disa prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

E vlerëson të panevojshëm miratimin e Projektligjit për parandalimin ose luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, me arsyetimin se ligjet e aplikueshme në Kosovë e rregullojnë mjaftueshëm fushën e luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka kërkuar që të miratohet mendimi i Qeverisë sa i përket këtij Projektligji, ku me shumica votash ky mendim u aprovua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...