rajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën për dy ndeshjet kualifikuese, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Bie në sy rikthimi i sulmuesit Edon Zhegrova, i cili ka hedhur pas krahëve problemet fizike dhe është gati. Po ashtu rikthehet edhe Milton Rashica, i cili mungoi në ndeshjet e shtatorit.
Grumbullohet për herë të parë mbrojtësi Albian Hajdari, i cili ka braktisur Zvicrën për të qenë pjesë e “dardanëve”.
Për shkak dëmtimi, kapiteni Amir Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm, pasi vazhdon rikuperimin te skuadra e Napolit. Ka mbetur jashtë edhe një nga lojtarët më në formë të Kosovës, si Bersant Celina, i cili ka qenë vendimtar këtë fillim sezoni tek AIK në Suedi.
LISTA E PLOTË:
