Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë

Më datë:

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe, pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.

Lista e plotë

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00. Biletat për këtë ndeshje janë në shitje online në linkun Shqipëri – Jordani, si dhe në pikë fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...