Sfida me Serbinë, Broja: Synojmë fitoren

Më datë:

Në prag të sfidës së shumëpritur ndaj Serbisë, dy prej figurave kyçe të Kombëtares shqiptare, sulmuesi Armando Broja dhe mbrojtësi Arlind Ajeti, dolën sot në një konferencë për mediat, ku shprehën vendosmërinë e skuadrës për të luftuar për tri pikët.

“Më e rëndësishme është që të fitojë Shqipëria”, u shpreh sulmuesi kuqezi Armando Broja, duke theksuar se rezultati i ekipit vjen gjithmonë para statistikave personale.

“Më bukur është që të fitojmë ndeshjen dhe të shënoj, nëse më del rasti”, shtoi ai, duke mos fshehur dëshirën për të gjetur rrugën e rrjetës, por gjithnjë në funksion të suksesit të skuadrës.

“Më e rëndësishme është që të marrim tre pikët”, përfundoi Broja.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Arlind Ajeti u fokusua te forca e kundërshtarit, por edhe përgatitja taktike e Shqipërisë për këtë sfidë delikate.

“Serbia ka lojtarë të mirë”, pranoi ai, por theksoi se ekipi kuqezi po bën punën e saj. “Ne do analizojmë çdo lojtar dhe do të jemi të përgatitur për çdo rast.”

“Do tentojmë që të mos pësojmë dhe sulmuesit e dinë vetë çfarë do bëjnë”.

Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje të ngarkuar emocionalisht dhe me rëndësi të madhe për ecurinë në grup.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...