12.5 C
Tirana

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Më datë:

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të vdekur me COVID-19 në Kosovë. Njëri nga viktimat ishte një grua e moshës 70-vjeçare nga fshati Korishë i komunës së Prizrenit.

Ndërkohë autoritetet në Prizren kanë marrë vendim që gjithë fshatin ta vendosin në karantinë.

Këtë e ka konfirmuar për Express, drejtori për shëndetësi në komunën e Prizrenit, Calon Shehu.

“Dje në Korishë janë bërë 25 testime të familjarëve dhe të personave që kanë pasur kontakte me pacienten në fjalë. Të gjitha ata kanë rezultuar negativ. Është marrë vendim që i gjithë fshati Korishë të futet në karantinë. Korisha për 14 ditë do të jetë në Karantinë”, ka thënë për Express, Shehu.

Ai, po ashtu, ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientes, e cila ishte nga kjo komunë, që vdiq sot pas infektimit me Covid-19.

“Pacientja në fjalë ka pasur probleme pulmonare. Ka qenë e shtrirë në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas rekomandimeve të mjekëve është marrë vendim që ajo të shtrihet në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Në bazë të simptomave asaj i është bërë testi për Covid-19. Ajo ka rezultuar pozitiv para tre ditëve”, shpjegon Shehu.

Ndërkohë në Prizren tashmë janë tre persona si të konfirmuar me koronavirus

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...