Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë diagnostifikuar 3.148 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 30.217.

Të dhënat thonë se deri më tani 1.326 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, përderisa 1.415 pacientë aktualisht trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Gjithashtu, ministria ka informuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 21.400 teste të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të realizuara deri më tani është 202.845.

“Numri i testeve ditore së shpejti do të arrijë në 30 mijë. Vazhdon shkalla e rritjes së numrit të pacientëve të shëruar. Rritja e numrit të rasteve të reja është e ulët në krahasim me rritjen e numrit të testeve”, tha Koca.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht në të gjithë botën ka pothuajse 1.3 milionë raste të infektuara, me mbi 71 mijë të vdekur dhe mbi 270 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Peshkaqeni pak metra nga sërfisti në Australi

Frikë për një grup sërfistësh në brigjet e Bondi Beach, në Australi, 7 km nga qendra e Sydney. Ashtu siç tregojnë pamjet e filmuara nga...

NATO thirrje Rusisë ta kthejë Krimenë në kuadër të Ukrainës

Aleanca Veriatlantike (NATO) ka bërë të ditur se nuk e njeh aneksimin rus të Krimesë dhe i bëri thirrje Moskës që qeverisjen në Krime...

Lajm i mirë për kosovarët që punojnë në Zvicër

Kosovarët që punojnë në Zvicër do të mund të marrin pension nga ky shtet. Të paktën kështu do të ndodhë nëse presidenti Thaçi nënshkruan marrëveshjen...

Së fundi

Kompania amerikane nis testimin e vaksinës kundër COVID-19

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe...

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...