COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 5.373. Deri më tani janë testuar 208.837 persona, prej të cilëve 51.608 kanë rezuluar pozitivë.

Të dhënat e fundit vijnë një ditë pasi kryeministri Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv në COVID-19 para 10 ditëve, u dërgua në një spital në Londër pasi disa simptoma “vazhduan”.

Për shkak të zhvillimeve të fundit, është anuluar takimi i kabinetit i caktuar për nesër. Nga Downing Street thonë se Johnson do të mbetet në spital edhe një natë pasi vazhduan temperatura dhe kollitjet.

“Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende po përjetoj simptoma të koronavirusit. Unë jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe jam në kontak me ekipin tim, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shkroi Johnson në Twitter.

Në reagimin fillestar ndaj pandemisë, qeveria britanike kishte zbatuar qasjen e “imunitetit të masës”, por rritja e numrit të rasteve dhe vdekjeve e detyruan atë të vendosë masa më të rrepta, përfshirë distancimin social dhe mbylljen e shkollave.

Imuniteti i masës është një koncept sipas të cilit virusi vazhdon të përhapet në një shoqëri dhe përfundimisht njerëzit pasi infektohen nga virusi bëhen imunë ndaj tij.

Princi Charles dhe Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock, gjithashtu rezultuan pozitiv në testin e COVID-19 dhe u detyruan të mbeten në izolim.

Qeveria shndërroi sallën më të madhe të kongreseve në Londër, qendrën ExCel në Docklands, në një qendër të kujdesit intensiv me 4.000 shtretër.

Numri i viktimave nga koronavirus në vend pritet të rritet, ndërsa këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance tha se do të ishte “një rezultat i mirë” nëse vendi tejkalon koronavirusin me 20.000 ose më pak vdekje.

Që nga ndryshimi i qasjes nga imuniteti i masës, qeveria ka vazhduar me paralajmërimet për opinionin për të zbatuar masat e distancimit sociale dhe i nxit njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, përveç nëse është absolutisht e nevojshme të dilet jashtë.

“Dilni nga shtëpia juaj vetëm për sende të tilla si ushqim ose ilaçe, për punë ose për të ushtruar. Kur ta bëni këtë, ju PATJETËR të mbani distancën tuaj nga të tjerët”, paralajmëroi Departamenti i Shëndetësisë në Twitter.

Duke përshkruar masat e distancimit social si një “mision kritik”, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se “sa më shumë njerëz zbatojnë rregullat, aq më shpejt do të tejkalojmë të gjithë nga kjo”.

Vërejtjet e tij erdhën pas raporteve të fundjavës se njerëzit në Londër kishin mbushur parqet me motin e ngrohtë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Çfarë i shkakton trupit qëndrimi ulur për kohë të gjatë!

Mund të jetë një ditë e zakonshme pune në zyrë, apo një natë e tërë e shpenzuar para kompjuterit. Meqenëse të qëndroni ulur disa orë...

EKSKLUZIVE/ Kush është biznesmeni me probleme ligjore në Tiranë që po i rrezikon karrierën gjyqtarit Besnik Muçi ( Emri)

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, po përballet me Kolegjin e Apelimit në kuadër të procesit të...

Shkrumbohet banesa pranë shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjës

Një banesë përdhese në qendër të qytetit të Lushnjës është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e sotëm. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, të cilat...

Së fundi

Theu karantinën, 4 muaj burg për 27 vjeçarin

Një 27 vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës. Ky është dënimi i parë më...

Shqipëri : Konfirmohen 25 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona. Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri...

Vetëm 55% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mijë lekësh

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë...