Komisioneri Europian për Zgjerimin Olivier Varhelyi: Shqipëria ka shënuar progres, të vazhdojë me reformat

Më datë:

Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat e saj për të arritur anëtarësimin e plotë në BE, është shprehur kështu Komisioneri Europian për Zgjerimin Olivier Varhelyi.

“Shqipëria ka ndjekur me insistim rrugën e reformave dhe autoritetet shqiptare vazhdojnë të tregojnë se janë të përkushtuara në realizimin e tyre.

Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe është shumë afër plotësimit të të gjitha kushteve për arritjen e realizimit të të qenit pjesë në Konferencën e parë ndërqeveritare.

Është shënuar një progres i jashtëzakonshëm me Reformën elektorale me Marrëveshjen e Nënshkruar me 5 Qershor dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE –ODIHR.

Po vazhdohet me implementimin e reformës në Drejtësi, po ashtu po vazhdon edhe Lufta kundër krimit të organizuar.

Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit.

Shqipëria gjithashtu duhet të vazhdojë me reformat e saj edhe në periudhën pre zgjedhore.” – deklaroi Komisioneri Europian për Zgjerimin Olivier Varhelyi.

Por notat positive për Shqipërinë të shprehura nga Komisioneri nuk u pritën mirë nga eurodeputeti francez Jerome Riviere, i cili u shpreh se me integrimin e Shqipërisë, një vend i drejtuar nga Mafia sipas tij, nuk do të jetë e lehtë sundimi i ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...

Rama: Digjitalizimi në bashki mbetet sfidë, adresim i koordinuar me BE-në

https://www.youtube.com/live/jP3QNjb-D5k?si=9QDNbjUyborFcL78 Kryeministri Edi Rama theksoi sot se digjitalizimi në nivelin...

Aktori Robert Ndrenika në sallë, moment i veçantë me kryebashkiakun Veliaj

Në Gjykatën Administrative u zhvillua këtë të premte seanca...