Koalicioni “Për Kosovën fituse”Demokracia Konservator Gati për Befasi në Zgjedhje!

Më datë:

Prishtinë, 8 Shkurt 2025 – Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen nesër pritet të sjellin një rezultat befasues për Koalicionin e përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi i Intelektualëve.

Kjo aleancë është shfaqur si një alternativë e fortë për qytetarët që besojnë në vlerat kombëtare, familjare dhe konservatore. Një nga surprizat më të mëdha të kësaj gare është Demokracia Konservatore (DK), e cila nën udhëheqjen e kryetarit Abdullah Klinaku ka fituar mbështetje të konsiderueshme në terren.

DK është dalluar si një forcë politike që ka kundërshtuar me vendosmëri përpjekjet e qeverisë për të miratuar ligje që, sipas saj, dëmtojnë familjen dhe rolin e saj në shoqëri.

Këto reagime të forta kanë sjellë mbështetje edhe nga deputetë konservatorë të partive të tjera, duke krijuar një bllok të fuqishëm në mbrojtje të familjes dhe traditave kombëtare. Përkrahja e gjerë për këtë koalicion, veçanërisht në bastione tradicionale të konservatorizmit, ka bërë që analistët politikë të parashikojnë një rezultat të fuqishëm në zgjedhje.

Kandidatët e listës, shumica me një histori të dëshmuar kontributi për vendin, po mobilizojnë votuesit në Prishtinë dhe qytete të tjera kryesore, duke e bërë këtë aleancë një faktor të rëndësishëm në hartën politike të Kosovës.

Me një mesazh të qartë për mbrojtjen e familjes dhe vlerave kombëtare, Demokracia konservatorët shpresojnë të bëjnë një hyrje të fuqishme në Kuvend, duke sjellë një balancë të re politike në vend.

Rezultatet e nesërme do të tregojnë nëse kjo mbështetje e madhe në terren do të përkthehet edhe në mandate parlamentare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...