20.5 C
Tirana

Klitschko: Gjermania të dërgojë raketa ”Taurus” në Ukrainë

Më datë:

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka vlerësuar ndihmën ushtarake gjermane, por tha se ”është koha që kancelari Olaf Scholz të dërgojë më në fund raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë”.

Në një intervistë të fundit Klitschko tha se “një nga pyetjet më të rëndësishme për vendin e tij është nëse Gjermania do të furnizojë raketat e nevojshme ‘Taurus”.

“Ne po mbrojmë vendin tonë. Dhe kjo është arsyeja pse na duhen raketat ‘Taurus’. Ne mund ta përdorim atë për të shkatërruar logjistikën ushtarake të rusëve. Presim një vendim pozitiv nga qeveria gjermane”, shtoi ai.

Në maj të vitit të kaluar, Ukraina kërkoi nga qeveria gjermane raketat ”Taurus”, të cilat janë jashtëzakonisht të sakta dhe kanë një rreze veprimi prej 500 kilometrash.

Ajo dëshiron t’i përdorë ato për të goditur pozicionet ruse dhe depot materiale shumë prapa vijës së frontit.

”Gjermania më në fund është zgjuar dhe po na ndihmon shumë”, theksoi Klitschko për ngurrimin fillestar të Scholz për të dërguar armë më të fuqishme në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz vazhdon të kundërshtojë dorëzimin e raketave ”Taurus” në Ukrainë, tha dje një zëdhënës i qeverisë, pavarësisht presionit në rritje nga koalicioni i tij.

Grupet parlamentare të koalicionit gjerman duan të paraqesin një mocion të përbashkët në Bundestag, Dhoma e Ulët e parlamentit të Gjermanisë, për të ofruar sisteme dhe municione shtesë të nevojshme të armëve me rreze të gjatë veprimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë Krem Patate

Kuzhina tradicionale shqiptare është e pasur me receta ku...

Avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC

Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, i arrestuar nga...

Rama: Synojmë që “Shqipëria 2030” të jetë kampione e rajonit në çdo aspekt

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e masave...

Siguria në shkolla/ Hoxha: Ndër prioritetet kryesore

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi sot rëndësinë që...