Basha: Amnistia penale të përfshijë edhe protestuesit

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se përfitimi i protestuesve të PD dhe protestave qytetare përmes aministisë penale është i panegociueshëm.

“Dëgjuam një deklarim të PS për arsyen se pse u hoq amnistia. Shpresoj të jetë pjesë e gënjeshtrave të këtyre ditëve dhe të mos jetë pjesë e pazarit të gjësë së gjallë për të peshkuar deputetë për të votuar”, tha Balla në një deklaratë për mediet.

Kreu i PD, u shpreh se, “hapi i parë që e zgjidh këtë është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti, të futën propozimet e PD për t’u përfshirë në amnisti protestuesit”.

“Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme”, theksoi Basha

Ne, vijoi Basha, “e shohim këtë si një pjesë të domosdoshme dhe integrale të amnistisë, nga e cila duhet të përfitojnë edhe këta protestues. Ndaj nga kjo nuk ka asnjë tërheqje, sigurisht këtë duhet ta marrin parasysh ata që aktualisht kanë shumicën e votave në parlament. Por, ky është qëndrimi ynë dhe është i pandryshueshëm”, tha ia më tej.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...