Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohet një iPhone së bashku me karikuesin

Më datë:

Një kontroll i befasishëm ka ndodhur në burgun e Durrësit në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparate celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar.

Lidhur me rastin, janë kryer të gjitha veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.

Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme sipas ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe për goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...

Shkarkohet drejtori i FSKDSH, Arti Papajani. Ja kush emërohet në vend të tij

Arti Papajani është përgjegjës nga detyra e drejtorit të...

Sali Berisha: Kauza e denoncimeve ndaj Ballukut mbetet e pandryshuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rezolutën...