Kina reagon ndaj Pompeos i cili përdori termin “Virusi Wuhan”

Pekin

Kina ka reaguar ashpër ndaj këmbënguljes së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo për të përdorur termin “Virusi Wuhan” lidhur me koronavirusin e ri (Covid-19).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang në një konferencë për media ka deklaruar se “kjo është një përpjekje për të etiketuar Kinën për shpërqendrim dhe shmangie nga përgjegjësia dhe për të diskredituar përpjekjet e Kinës në luftën e saj kundër virusit”.

“Kjo deklaratë jepet me një motiv shumë të keq”, tha Shuang i cili ka mbrojtur përpjekjet e Kinës në luftën kundër virusit. Ai hodhi poshtë pretendimet se “ata dëshirojnë të ikin nga përgjegjësia”.

Ndërkohë që Kina u akuzua fillimisht me përpjekje për heshtjen e ndarjes së informacionit pas shfaqjes së epideminë në Wuhan, disa diplomatë kinezë pretendojnë se “virusi mund të jetë sjellë në vend nga SHBA-të”.

Sekretari Pompeo tha se “virusi ka ardhur nga qyteti Wuhan i Kinës dhe se qeveria kineze ka një përgjegjësi të veçantë për të paralajmëruar botën kundër rreziqeve të virusit”. Ai hodhi poshtë kritikat ndaj tij për shkak të përdorimit të shprehjes “virusi Wuhan”.

Profesori kinez që punonte në Japoni akuzohet për spiunazh

Zëdhënësi Shuang njoftoi gjithashtu se profesori, shtetasi kinez Yuan Keqin që punonte në një universitet në Japoni është arrestuar me akuzën për spiunazh dhe se ky person ka pranuar akuzën ndaj tij.

Gjykimi kundër Yuan Keqin mbështetet nga “të vërteta të hapura dhe prova të pakundërshtueshme” dhe i akuzuari është dërguar në prokurori, tha më tej Shuang i cili shtoi se Yuan ka panuar krimin dhe se procesi është “në përputhje me ligjet” dhe “mbrohen plotësisht” të drejtat ligjore të profesorit.

Yuan ushtronte detyrën e tij në Universitetin e Edukimit Hokkaido në Japoni dhe prej tij nuk kishte asnjë të dhënë që nga qershori 2019 pasi ai shkoi në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Siri, viktimat e sulmit kimik të regjimit të Asadit rrëfyen përjetimet e tyre

Dëshmitarët nga Idlibi i Sirisë, të cilët në ditën e djeshme përjetuan sulm me armë kimike nga regjimi i Bashar al Asadit, rrëfyen efektet...

Publikon financat për herë të parë, kompania del më fitimprurësja në botë, dyfishi i Apple

Pasi bëri publike gjendjen financiare për herë të parë, u mësua se kompania arabe e naftës, Aramco, është më fitimprurësja në botë. Dhe jo...

Shpërthen Lenjani: S’vij në Kombëtare sa të jetë Panuçi

Ermir Lenjani po kalon një moment të mirë të formës së tij në kampionatin helvet, teksa ka qenë vendimtar për shumë nga aksionet e...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...