Kosovë, rritet në 79 numri i të infektuarve me koronavirus, shërohet një pacient

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se edhe 8 persona janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kosovë të enjten pasdite, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me virusin në vend ka shkuar në 79.

Në një postim në rrjetet sociale, Vitia tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 89 persona, nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar Vitia.

Ministri Vitia tha se pacienti ka dalë negativ pas testimit të dytë për koronavirus, gjë që “sipas rekomandimeve të OBSH-së, kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Saakashvili do të ligjërojë në Holandë

    Ish presidenti i Gjeorgjisë Mihail Saakashvili, i cili u dëbua nga Ukraina dhe u vendos në Holandë do të ligjërojë në "Speakers Academy". Saakashvili në...

Hoxhaj takon zyrtaren e lartë austriake: Kosova së shpejti pa viza

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë zv/ministren e brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila ndodhet për një vizitë në Kosovë. Në...

Si ta mbroni mëlçinë?

Mëlçia ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme në mënyrë që të ruani shëndetin e trupit tuaj. Nëse e vëreni se urina ka ngjyrë më të...

Së fundi

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë. Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve nga koronavirusi

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë pranë qytetarëve këto ditë me informacion të përditshëm për koronavirusin bën një parashikim optimist për...

Në Meke dhe Medine vendoset orë policore me cikël të plotë ditor

Arabia Saudite ka vendosur që të zbatojë orë policore me cikle të plota ditore në qytetet e shenjta Meke dhe Medine. Agjencia zyrtare saudite e...

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...