Iran, një 90 vjeçare mposht koronavirusin

Një grua 90-vjeçare në qytetin iranian Kom, epiqendra e koronavirusit në këtë vend, është kuruar nga koronavirusi dhe liruar nga spitali.

Para 11 ditëve në spitalin Furkani në qytetin Kom u pranua e moshuara e infektuar me koronavirus, ndërsa sot është liruar nga spitali dhe ndihet mirë, lajmëroi televizioni shtetëror iranian.

Më herët në Iran u bë e ditur se koronavirusin e mposhti edhe një 91-vjeçare.

Rasti i parë me koronavirus në Iran u regjistrua më 19 shkurt në qytetin Kom, ndërsa më pas u përhap në pothuajse çdo qytet të vendit. Aktualisht, më shumë se 2,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran, më shumë se 30,000 janë infektuar.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kosovë, kërkohet tërheqja e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike

Rreth 100 shoqata civile në Kosovë kanë nisur një fushatë për kundërshtimin e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike në Prishtinë me moton “Paratë...

Arabia Saudite thotë se ka shkatërruar një raketë balistike

Arabia Saudite thotë se forcat e saja kanë detektuar dhe më pas shkatërruar një raketë balistike, pasi tre shpërthime u raportuan se kanë ndodhur...

“Shtegu i Gjelbër”, Veliaj: 2018-a, për Tiranën viti i biçikletave

Për të tretin vit radhazi në kryeqytet u zhvillua gara e “Shtegut të Gjelbër”. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe të Agjencisë së...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...