Kërtusha u tërhoq nga gara, Luan Zaza rishpallet kreu i PS në Durrës

Më datë:

Teksa garoi i vetëm për postin e kreut të PS-së në Durrës, pasi kandidati Ardit Kërtusha u tërhoq nga zgjedhjet, Luan Zaza është rishpallur drejtuesi i ri. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se 480 socialistë votuan sot për Zazën.

Kujtojmë se Ardit Kertusha u tërhoq nga gara dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa hodhi akuza të rëndë për manipulim dhe ndërhyrje në procesin e votimit nga kandidati rival.

Dje, Kërtusha teksa foli dje në rubrikën “Opinion”, në News24 tregoi edhe arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim. Duke sulmuar direkt ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, Kërtusha tha se listat për kandidatë nuk ishin reale, por farse, që përcaktonin fituesin.

“Listat nuk ishin reale, por farse të fryra në mënyrë artificiale, në mënyrë që të përcaktonin fituesin. Unë nuk kisha asnjë komunikim nga drejtuesit e PS. Listat kam që në muajin dhjetor që i kërkoj, por më janë mohuar. Është e padrejtë që njëri kandidat të kishte lista të plota dhe njëri fare. Edhe kur më erdhën, ishin të paplota”, pohoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekzekutimi i 46-vjeçarit në Tiranë, zbardhet telefonata e fundit e viktimës

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e...

Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë drejt godinës

Protestuesit janë grumbulluar tani para Ministrisë së Arsimit, ku...

Kontrolle në portin e Durrësit, gjenden 16 080 euro të padeklaruara në një kamion

Autoritetet doganore në Durrës kanë konstatuar 16 080 euro...

Protestat, Avokati i Popullit: Mbingarkesë me protestues në bllokun e sigurisë

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që...