“PD po mbledh fakte”, denoncimi i fortë i Bardhit: Dy kryebashkiakë të Qarkut Dibër, me të shkuar kriminale

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka vijuar me denoncimet për zyrtarë të Partisë Socialiste, që demokratët i akuzojnë se kanë një të shkuar kriminale. Nga Dibra, ku zhvilloi një takim me strukturat e PD, Bardhi tha se ka edhe dy kryebashkiakë nga ky qark, që sipas tij, rezultojnë me të shkuar kriminale. Bardhi nuk dha emra, por sqaroi se PD po mbledh prova për të provuar të shkuarën e tyre të errët.

“Shumica e kryetarëve të Edi Ramës, jo vetëm kanë të shkuar kriminale por janë kriminelë në veprim. Shumica e tyre duhet të ishin prapa hekurave. Kemi në proces verifikimi dy prej tyre. Nëse e provojmë, të dhënat do i ndajmë me opinionin publik”-u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.

“Ka mbi tre ose katër vite që mbahet kupola e lartë e PS, që është e përfshirë në manipulim zgjedhor. Të përfundojnë hetimet, zyrtarët e PS në Dibër të përfundojnë prapa hekurave për krimin elektoral në vitin 2016, 2017 dhe 2019. Mbajtja peng e kësaj dosjeje, mban peng integrimin evropian të vendit. Prokuroria e Dibrës nuk mund të flejë mbi dosje.”-tha ai.

Sekretari i PD, Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit. “SPAK ka patur të gjithë mbështetjen e PD për të luftuar krimin e organizuar”-tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafik droge nga Kanadaja/ Arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Anchor”, duke goditur...

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar...

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

Mes vapës përvëluese, Italia dhe Spanja janë përballur edhe...

“Liria ka Emër” nis numërimin për krerët e UÇK-së me “Orën e Pritjes”

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën...