“Sot njerëzit vriten me snajper në rrugë’, Basha thirrje qytetarëve: Merrni në dorë fatin tuaj

Më datë:

Duke marrë shkas nga vrasja me snajper i biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët lideri i opozitës tha se sot njerëzit po vriten në mes të rrugës me snajper nga profesionistë, ndërsa shtroi pyetjen publike se; e kujt është përgjegjësia?! Ai i beri thirrje qytetareve qe te marrin ne dore fatin e tyre.

“Dje kam pasur takime me investitorë italianë, të çilët duan që të investojnë por problem kanë korrupsionin. I njëjti tender për të njëjtin shërbim kushton 5 herë më pak në Itali, sesa këtu. Këtu është futur snajperi për profesionit, dhe vriten njerëzit në mes të rrugës. E kujt është përgjegjësia?! Që dalin kryebashkiakë të përfshirë në drogë, dhe hidhen granata rrugës. E kujt është përgjegjësia? E njerëzve?! Zgjidhja është përmes zgjedhjeve në orë e më parë. Ta harrojë Edi Rama se 2020 do të jetë një vit zvarritjesh të pashmangshme. Ne përgjegjësitë tona i kemi marrë. Ne do të jemi para jush për të marrë në dorë fatin tuaj. Do të jeni ju që do të vendosni me votë, Kjo është beteja që ka nisur që prej vitit të kaluar dhe s’do i ndajë shqiptarët.”, tha Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...