Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina

Sipas rregullores së brendshme të Ligës Arabe, Katarit iu propozua presidenca e radhës pasi Palestina njoftoi më 22 shtator tërheqjen nga presidenca e radhës në Ligën Arabe.

Përfaqësia e përhershme e Katarit në Ligën Arabe në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen theksoi se “Përderisa i përmbahemi të drejtës presidenciale të takimit të Katarit që do të mbahet në mars 2021 ne kërkojmë falje që aktualisht nuk kemi vazhduar seancën në të cilën shteti i Palestinës është tërhequr”.

Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki në një konferencë për media më 22 shtator në ministrinë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar tha se kanë hequr dorë nga presidenca e radhës së Ligës Arabe, pasi Sekretariati i Përgjithshëm i Ligës ka mbështetur Emiratet e Bashkuar Arabe (EBA) dhe Bahreinin që normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në kundërshtim me Iniciativën Arabe të Paqes.

Ai theksoi se disa vende të fuqishme arabe nuk kanë dënuar largimin nga Iniciativa Arabe e Paqes dhe prandaj nuk do të ketë ndonjë vendim për dënim brenda një procesi të parashikueshëm.

“Ne nuk jemi të nderuar të shohim vendet arabe që nxitojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet me shtetin okupues gjatë presidencës sonë”, tha Maliki.

Në takimin e Ligës Arabe që u zhvillua nëpërmjet telekonferencës më 9 shtator në nivelin e ministrave të Jashtëm nuk ishte marrë vendimi që dënon “normalizimin e marrëveshjeve” me Izraelin.

Sipas diplomatëve palestinezë “vendet e fuqishme arabe me ndikim” kishin ndaluar që të dalë vendimi për dënimin e vendeve arabe të Gjirit që normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në kundërshtim me Iniciativën Arabe të Paqes.

EBA dhe Bahreini me ndërmjetësimin e SHBA-së më 15 shtator nënshkruan marrëveshje për “normalizimin e marrëdhënieve” me Izraelin në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Vendet anëtare të Ligës Arabe në vitin 2002 në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, miratuan Deklaratën e Iniciativës Arabe të Paqes që përcaktonte mohimin e normalizimit me Izraelin përderisa ky i fundit nuk njeh shtetin e pavarur palestinez, kryeqyteti i të cilit është Kudsi Lindor me kufijtë e vitit 1967.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

65% të zviceranëve janë kundër heqjes së taksës për radio dhe televizion

Nëse votimi do të bëhej nga mesi i shkurtit, populli zviceran me të drejtë vote do të votonte bindshëm kundër iniciativës “No Billag”. Siç...

Indonezi, protesta kundër praktikave të Kinës ndaj muslimanëve ujgurë

Qindra persona u mblodhën për të protestuar para Ambasadës së Kinës në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, kundër praktikave ndaj komunitetit Ujgur nga ana e...

PD: Rama jep rreth 20 milionë euro në vit për inceneratorët korruptivë, por nuk asnjë lek për pensionistët në fundvit

“Edi Rama jep rreth 20 milionë euro në vit vetëm inceneratorëve të tij korruptivë, por ka asnjë...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...