Policia i zë pritë trafikantit që lëvizte nga Zall-Bastari drejt Tiranës, përveç drogës i gjendet edhe…

Policia e Tiranës i është vënë nga pas një 27-vjeçari që lëvizte nga Zall-Bastari në drejtim të Tiranës pas informacioneve të marra se i riu transportonte lëndë narkotike.

Pasi e kanë ndalur, policia i ka gjetur një sasi kanabisi, ndërsa gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjet edhe një arsenal armësh.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 27-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga Zall-Bastari në drejtim të Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Shupali”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Ibrahim Xheleti, 27 vjeç, banues në Zall-Bastar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Shupalit” dhe më pas në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kg me lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2 armë gjahu (çifte), municion luftarak, fitila zjarrpërcjellës, 1 automjet, 2 aparate celular dhe objekte që përdoren për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Tashmë përfundimtare, Ivan Rakitic qëndron te Barcelona

Tashmë është përfundimtare. Ivan Rakitic qëndron te Barcelona. Kroati, zëvendësuesi në tre ndeshjet e para të La Ligës, nuk ka udhëtuar me ekipin e...

Punësimi i të rinjve, stomatologët: Sot mungon dëshira për punë

Bukurosh Çerekja është 75 vjeç dhe 50 vite të jetës së tij ia ka kushtuar profesionit të stomatologjisë, detyrë të cilën ende nuk ka...

Zgjedhjet në parti, Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së

Sot, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga kryetari Mustafa. Gjatë mbledhjes, është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve në LDK,...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...