KAS pranon kërkesën e PS: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë

Më datë:

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga Greqia. Bëhet e ditur se edhe votat e diasporës nga Greqia do të numërohen njejtë me votat nga shtetet e tjera.

“KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të subjektit zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”, njofton KAS.

Pas vendimit të KAS, pritet që ky ngërç të zgjidhet dhe procesi i numërimit të votave të Greqisë të vijojë normalisht

Ndërkohë për arsyen e mbledhjes së KAS, kujtojmë se bëhet fjalë për veçimin e votës së diasporës që vjen nga Greqia, ku kryekomisioneri morri një vendim mbrëmjen e djeshme për të bërë një ndarje ashtu siç Partia Demokratike kishte kërkuar në mënyrë që të bëhet më pas një verifikim i tyre nëse kanë apo jo parregullsi.

Partia Socialiste kërkoi nga KAS shfuqizimin e aktit të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit, i cili parashikonte që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...