Berisha paralajmëron protestë me datë 16 Maj

Më datë:

Kryedemokrati Sali Berisha, në deklaratë për media, ka paralajmëruar protestë paqesore me datë 16 Maj, që përkon me Samitin Politik Evropian që do të mblidhet në kryeqytetin tonë.

Protesta do të mbahet pasdite, në orën 17:00 sipas Berishës, në Bulevardin Zogu i Parë. Qëllimi sipas Berishës është sensibilizimi i ndërkombëtarëve për krimet elektorale në vendin tonë, të kryera sipas kryedemokratit nga Edi Rama.

Në këtë mënyrë kuptojmë se Berisha nuk pranon rezultatin e dalë nga këto zgjedhje, nga ku Partia Socialiste ka pasur një avantazh të madh deri më tani.

“Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara.

Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit. Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.

Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore.

Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij” , tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...