Kali i lidhur pas makinës në lëvizje, policia procedon 60-vjeçarin pas videos virale

Më datë:

Policia e Elbasanit ka njoftuar se është vënë në veprim pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një kalë i lidhur me litar pas një makine në lëvizje. Si rezultat i hetimeve është proceduar penalisht një 60-vjeçar me inicialet N.L, i akuzuar për keqtrajtim të kafshëve.

“Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. L., 60 vjeç, për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu të Elbasanit.

Video e cila është publikuar në rrjet është filmuar në vendin e quajtur Mirakë, ku kali shihej i lidhur pas automjetit në lëvizje, gjest që është konsideruar i papranueshëm nga përdoruesit e rrjetit.

Përmes komunikatës për mediat, policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm apo të shkeljes së ligjit, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...