Jakaj: Ambasadat dhe konsullatat po përfshihen në fushatë në diasporë

Më datë:

Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj tha sot gjatë një konference për shtyp nga selia e PL-së se ambasadat dhe konsullatat janë përfshirë në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me statusin e Shërbimit Diplomatik në fushatën e Partisë Socialiste.

“Ne kemi parë në takimet që ka organizuar kryeministri i vendit në SHBA, në Itali dhe në Greqi përfshirjen e Trupës Diplomatike në fushatën politike. Ambasada e Shqipërisë në Greqi, ka marrë një tur takimesh nën mantelin e “Javëve Kulturore” në bashkëpunim me drejtuesit politikë  të PS, si Qarku i Gjirokastrës, i Korçës dhe kështu me radhë. Janë përfshirë në fushatë politike në mënyrë anti-ligjore i gjithë shërbimi Diplomatik. Në emër të Parisë së Lirisë, i bëj thirrje Ministrit për Europën të heqi dorë nga kjo fushatë e paligjshme politike, të përfshirjes së  Trupës Diplomatike në fushatën e Partisë Socialiste. Duhet të kuptojë që shërbimi Diplomatik është i depolitizuar dhe nuk mund të bëhet pjesë e një partie politike në fushatë antiligjore për zgjedhjet e ardhshme”, tha Jakaj.

Sipas Jakës, Shërbimi Diplomatik i përket vendit dhe jo një partie, ndaj nuk duhet shkelur statusi i këtij shërbimi.

“Përfshirja në këtë lloj fushate me të gjithë drejtuesit e PS në të gjithë shërbimin Diplomatik, po shkel rregullat e garës elektorale në mënyrë totalisht të paligjshme. Prandaj, populli shqiptar, i Shqipërisë dhe i Diasporës, do të bashkohet më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen e duhur narkoqeverisë dhe narkoshtetit që po përdor të gjitha strukturat dhe po përdor të gjitha shërbimet në mënyrë të paligjshme për fushatën zgjedhore që e kemi përpara”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklaratë e Jozefina Topalli për integrimin në BE dhe korrupsionin në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka mbajtur një...

Ekstradohet nga Greqia trafikanti i fëmijëve, çfarë ndodhi në vitet 2001-2002

Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të enjte nga Greqia...

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

Ndërsa skena politike në Kosovë po riorganizohet sërish para...

Hristijan Mickoski apelon për qetësi mes debatit për gjuhën shqipe

Studentët shqiptarë në Shkup nuk tërhiqen nga kërkesat e...