Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të enjte nga Greqia një person të dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi M.S., gjatë periudhës 2001-2002, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit.
Përveç tij, raportohet edhe një ekstradim tjetër nga Gjermania.
Do të vuajë dënimin në Shqipëri një person i dënuar me me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.


