Është izoluar zjarri i rënë pak më parë në zonën e Qafë Thanës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa gomave në zonë, ndërsa më pas flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Aktualisht po punohet për identifikimin e personave që dyshohet se shkaktuan zjarrin.


