10.5 C
Tirana

Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Rama dhe Thaçi gabuan me kufijtë

Më datë:

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka akuzuar Presidentin, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se e kanë hapur çështjen e prekjes së kufijve të Kosovës.

“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Shoë”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.

“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.

“Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, ka shtuar Tahiri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Stuhi dhe kaos udhëtimesh në Europë, regjistrohen 6 viktima në Francë dhe Bosnje.

Pjesë të ndryshme të Europës përballen me një mot...

Salla: Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, Durrësi qarku më i prekur nga reshjet

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi...

Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

 Presidenti i Republikës Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale...

Trump rikthen interesin për Groenlandën, SHBA mendon një traktat strategjik 

Donald Trump ka rikthyer vëmendjen ndaj Groenlandës, këtë herë...