Ish-drejtuesi i ARRSH-së përfundon i pandehur, SPAK mbyll hetimet

Më datë:

 Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka komunikuar mbylljen e hetime ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSSH), Ervis Berberit, i pandehur në dosjen “Balluku”.

Berberi akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” në nëntë raste.

Aktualisht ai ndodhet në qeli për një tjetër çështje i akuzuar për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “pastrim produktesh”.

SPAK ka hetuar mbi 8 procedura tenderimi dhe në 6 prej tyre ka rezultuar se Berberi, është korruptuar nga 3 biznesmenë në vlerën e 77 milionë lekëve.

Këto para, janë marr nga ish-zyrtari nëpërmjet një kompanie, pronësinë e të cilës ia kishte kaluar fiktivisht 3 biznesmenëve në 2019.

Përmes hetimeve dhe të dhënave të përftuara nga kompjuterët dhe telefonat e të pandehurve, SPAK thotë se ka dokumentuar që Berberi kishte lidhje dhe kontrollonte këtë kompani duke përdorur financat e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta e dhunshme, Policia identifikon 52 persona të dyshuar

Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar...

Ministri Demo: Dhuna arriti nivele të paprecedenta, 347 persona të lënduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se në total...

BE reagon për protestat dhe çështjen Veliaj: Thelbësor një proces i drejtë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de...

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë, pritet vendimi për bojkotin

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës...