OKB thirrje vendeve të “zvogëlojnë numrin e njerëzve në burgje”

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19) u bëri thirrje vendeve që “të kalojnë në veprim për të zvogëluar numrin e njerëzve në burgje”,  (AA).

Në në deklaratë me shkrim, Bachelet në kuadër të marrjes nën kontroll të pandemisë që përhapet me shpejtësi në botë u bëri thirrje qeverive që të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e personave në burgje dhe në vendet e tjera të mbyllura.

Ajo nga Twitteri ka postuar një mesazh me video ku ka vënë theksin për zvogëlimin mbipopullimit në burgje. Bachelet tërhoqi vëmendjen se epidemia krahas shtëpive të kujdesit dhe spitaleve psikiatrike ka filluar të godasë edhe burgjet dhe qendrat e rikthimit (të migrantëve).

“Në shumë vende qendrat e paraburgimit (burgjet) janë tej mase të mbipopulluara dhe në disa raste në mënyrë të rrezikshme”, tha Bachelet, e cila qeverive dhe autoriteteve përkatëse u bën thirrje që “të kalojnë në veprim menjëherë për të ulur numrin e njerëzve në burgje”.

– Propozim për “mundësinë e kufizimit të vizitave”

Lidhur me parandalimin e epidemisë Covid-19, Bachelet tha se mund të kufizohen vizitat për institucionet e mbyllura por këto masa duhet të zbatohen në mënyrë transparente.

Komisionerja e Lartë e OKB-së vuri në dukje vështirësitë dhe situatat e mundshme të rrezikshme që do të krijojë ndërprerja e menjëhershme e kontaktit me botën e jashtme. Ajo vendosi në rend dite masat alternative në disa vende të tilla si, takimet nëpërmjet video-konferencës, zgjatjen e kohës së bisedave telefonike me anëtarët e familjes dhe lejimin e komunikimit me e-mail.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mjeku francez akuzohet për helmimin e 17 pacientëve

Frederic Pechier mohon të gjitha akuzat dhe përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Një hetim penal është nisur kundër një mjeku francez...

S’kanë fund telashet për Skënderbeun. Jashanica, pozitiv për doping

    Skënderbeut nuk i mjaftojnë telashet e ngritura nga pretendimet e inspektorëve të UEFA-s për trukime ndeshjesh, të cilët kanë kërkuar madje në pretencën e...

Krasniqi për Asociacionin: Serbia po kërkon hise të madhe në Kosovë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar lidhur më përplasjet në mes të Brukselit dhe Beogradit...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...